26-vjeçari, ish-lojtar i Chelseas, Arsenalit dhe Portsmouthit, ka qenë i lidhur me një lëvizje drejt “spursave” gjatë gjithë verës dhe me një bashkim me ish-shefin e tij Harry Redknapp.
Raportet kanë sygjeruar më parë që “spurs” ishin ishin afruar në 12 milionë euro dhe kishin arritur marrëveshje për mesfushorin mbrojtës.
Megjithatë, për këtë çështje ishte vetë Diarra ai që mohoi se ishte i vendosur të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe deklaroi se ka besim se e ardhmja e tij është në Spanjë: “Informacioni rreth largimit tim është një gënjeshtër”, tha ai për AS.
“Nuk kam asnjë marrëveshje me Tottenhamin dhe unë nuk mendoj se do të ketë”. (LajmeShqip.com)
Thursday, 25 August 2011 19:58