Nuk ka dyshime që Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo shpesh vuajnë ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve kur mundohen t’i kalojnë ato me driblimet e tyre dehëse. Por asnjëri prej këtyre dy futbollistëve nuk i afrohet atij që është lojtari që ka vuajtur më shumë faullet e kundërshtarëve në këtë sezon.
Sipas kompanisë të grumbullimit të statistikave sportive “Opta”, nderi i shkon mesfushorit italian Alesandro Diamanti të Bolonjas.
Diamanti ka pësuar faull 123 herë gjatë këtij sezoni, ndërsa Mesi dhe Ronaldo kanë pësuar faulle respektivisht 72 dhe 70 herë gjatë sezonit. Ndaj të dy futbollistët më të mirë në botë nuk bëjnë pjesë as në pesëshen më të mirë të kësaj renditje të veçantë.
Diego i Volfsburgut është i vetmi futbollist tjetër që ka pësuar më shumë se 100 faulle, ndërsa vendin e katërt e ka marrë Françesko Toti, i cili ka treguar se si mund t’i rezistosh shkelmave të gjyqtarëve për një kohë kaq të gjatë edhe pse në moshën 36 vjeçare. (LajmeShqip.com)
Renditja e lojtarëve që kanë pësuar më shumë faulle në këtë sezon:
123 Alesandro Diamanti (Bolonja-Serie A)
100 Diego (Volfsburg-Bundelsiga)
99 Robi Kruse (Fortuna Dyseldorf-Bundesliga)
93 Françesko Toti (Roma-Serie A)
93 Stefan Kisling (Bajer Leverkusen-Bundesliga)
90 Huan Kuadrado (Fiorentina-Serie A)
88 Pablo Barrientos (Katania-Serie A)
72 Lionel Mesi (Barcelona-La Liga)
70 Kristiano Ronaldo (Real Madrid-La Liga)
Friday, 19 April 2013 12:17