Legjenda holandeze, Johan Cruyff, është prekur nga reagimi i botës së futbollit, pasi ai u diagnostikua me kancer të enjten.
Mesazhe mbështetëse ndaj tij janë drejtuar nga emrat më të njohur, ndërsa e njëjta gjë është bërë edhe gjatë ndeshjeve të futbollit.
“Ishte emocionuese dhe e ngrohtë që shumë media reaguan ndaj situatës sime. Jam jashtëzakonisht i nderuar për vlerësimin që më është dhënë nga të gjithë”.
“E duartrokas reagimin e shumë klubeve, si edhe të pacientëve tjerë me kancer. Në këtë mënyrë, futbolli dhe tifozët kanë treguar anën e tyre të bukur”.
“Në ndërkohë duhet të presim dhe të shohim. Më pengon që është marrë vesh kaq shpejt, sepse e gjitha që di është se kam kancer në mushkëri. Ekzaminimet janë duke vazhduar. E di emrin (e sëmundjes), por jo edhe mbiemrin”, ka shkruar Cruyff në kolumnën e tij në De Telegraaf.
Monday, 26 October 2015 16:02