President i nderit, Alfredo Di Stefano bëri të qartë se vitin e ardhshëm klubi mbretëror do të jetë shumë më i fuqishëm, do të shtyhet kokë me kokë me Barçën.
Di Stefano u pyet rreth sezonit që shkoj ai tha: Reali pa dyshim këtë sezon tregoi cilësi të lartë, dhe janë shumë afër Barcës, është e vërtet se klubi katalunas ka fuqi shumë të madhe por dallimi i vetëm është se ata nuk kanë humbur pikë në shtëpi.
Çfarë duhet të përmirësohet në ekipin tuaj: Ata duhet të fitojnë më shumë lojëra dhe të bëjnë më shumë gola.
A mendoni se klubi nuk e ka humbur ligën nga Barça por nga klubet e vogla? Sigurisht, Reali ka dështuar në shumë lojëra me klubet e vogla.
A mendoni se klubi e fitoi me meritë Kupën e Mbretit? Po për klubin ishte një kupë e merituar e cila i kishe munguar klubit qe 18 vite, lojtarët ishin shumë të mirë dhe luajnë si ”luana”.
A ishit të befasuar me Mourinhon në ndeshjen e parë të Championsit? Jo sepse Barcelona ka shumë opsione në ekip, dhe Mourinho u mundua me çdo kusht ti ndalte ata.
Për punën e Mourinhos? Për vetën time Mourinho ka bërë një punë të shkëlqyer.
Ç’fare mendoni për largimin e Valdanos? Unë nuk flas në çështjet politike të klubit por vetëm për ndeshjet dhe lojtarët.
Dëshironi ta shihni Kun në Madrid? Unë nuk e di se çfarë do të ndodh, klubi do të vendos për përforcime e jo unë.
Po rreth C. Ronaldos që ka thyer rekordin e Hugos dhe Zarras? Ronaldo ka thye gjithçka këtë sezon duke shënuar 40 gola, ai thjeshtë është i mahnitshëm.
Mendimi juaj për Ozil? Një lojtar i qetë dhe ka treguar potencial të madhe këtë sezon.
Po Di Maria? Di maria është një lojtar shumë i lirshëm dhe bashkëpunon shumë me ekipin, ai nuk e pati të vështir të përshtatej në Madrid pasi erdhi nga një lig më e dobët.
Sa keni durim, pasi klubi ka tre vite pa fituar La Ligën? Ne kemi durim, pasi që tre vite nuk kemi fituar la ligën, gjithashtu pas 18 viteve fituam kupën e mbretit, tani duhet presim, siç pritën klubet tjera kur ne fituam 5 herë Ligën e Kampionëve radhazi.
Çfarë këshilla do të ju japin te Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Të vazhdojnë të punojnë, t’u jepet më shumë hapësirë të rinjve, pra të përgatiten shumë mirë për të luftuar për tituj, padyshim dhe publiku t’i përkrah.
Thursday, 02 June 2011 17:17