Angel Di Maria do të luajë për herë të parë ndaj Real Madrid, që prej kur u largua nga ky klub, ndërsa ka deklaruar se nuk do të festojë nëse shënon gol.
Di Maria ka thënë se nuk do të festojë nëse realizon gol ndaj ‘Los Blancos’, pasi ai nuk e ka harruar triumfin në Ligën e Kampionëve me këtë klub.
“Nëse shënoj kundër Real Madridit nuk do të festojë, sepse thellë në zemrën time unë nuk e kam harruar atë që kam përjetuar me Realin pas triumfit në Ligën e Kampionëve. Do të jetë e paharrueshme”, tha argjentinasi për mediet franceze.
PSG dhe Real Madrid do të takohen të mërkurën në Paris, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Monday, 19 October 2015 11:30