Angel Di Maria ka deklaruar për të përditshmen spanjolle AS, se sezoni i tij i parë në Real Madrid nuk ishte një sezon i keq dhe shpreson që vitin e ardhshëm të përmirësohet edhe më shumë.
“Ishte një sezon i cili nuk është i keq për mua dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të përmirësohem edhe me shumë. është nder që jam pjesë e Real Madridit, duke e ditur se konkurrenca është shumë e madhe”.
“Ne kemi arritur të shënojmë 102 gola dhe është shumë mirë, ne mendojmë që sezonin e ardhshëm të fitojmë gjithçka”, përfundoi Di Maria
Ndërsa Karim Benzema ka thënë se për të është një nder i madh që një klub si Arsenali dhe një trajner si Arsene Ëenger është i interesuar për të, duke shtuar se do të qëndrojë te Real Madridi.
“Për mua është një nder dhe një privilegj shumë i madh që një klub i madh dhe një trajner si Arsen Ëenger është interesuar për mua”, tha Banzema në intervistë për “The Sun”.
Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka thënë se klubi i tij ka potencial të mjaftueshëm që në sezonin e ardhshëm të fitojë tripletën.
Reali në këtë sezon ka fituar vetëm një titull atë të Copa del Rey, ndërsa Benzema thotë se në sezonin tjetër ata do të fitojnë tripletën.
“Ëndrra ime është që të fitoj tituj me Real Madridin e Mourinhos. Ne kemi potencial të mjaftueshëm për të fituar tripletën. Ne shënuam 102 gola në këtë sezon dhe si njerëzit mund të thonë se ne luajmë lojë defansive”, tha Benzema.
Ndërsa Walter di Salvo është trajneri që e di më së miri trupin e Cristiano Ronaldos, njeriu i cili në vitin 2007 filloi t’ia ngre muskujt e Ronaldos në palestrën e Carringtonit, ku futbollisti i ri portugez nënshkroi me Man UTD, kur ishte vetëm në moshën 17-vjeçare.
Pas tre vjetësh, duke punuar me të në Angli, ende pa humbur kontaktet me CR7, Di Salvo, trajner i Katarit sot, nuk është i habitur që Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë 41 gola në ketë sezon.
“Shumë njerëz flasin për fizikun e tij, forcën e tij dhe çelësi është në kokën e ti dhe ai është ambicioz me shumë se çdo futbollist tjetër. Ka një mentalitet të ndryshëm nga futbollistet tjerë. Disa nga lojtarët më të mirë në botë kanë një sezon të mirë dhe pastaj të mos qenë në gjendje për të mbajtur ritmin ose për tu përmirësuar më shumë. Ai e di shumë mirë se ai duhet vetëm te përmirësohet.”
Di Salvo tregon se Cristiano Ronaldo është një futbollist i cili mund te luaj deri ne 38 vjet “Ai është një futbollist i cili nuk mund te krahasohet me kohen ai mund te luaj deri ne 38 vjet, dhe ne moshën 38 vjeçare të përsërit suksesin e këtij viti.“ përfundoi Ëalter Di Salvo.
Në anën tjetër Schalke 04 sipas shtypit gjerman është e interesuar për shërbimet e mesfushorit të Real Madrid, Canales, ky i fundit pritet të largohet nga Mdrilenët për arsye se nuk ka gjetur hapësira tek Reali.
Nëse Canales transferohet në Bundesligë, do të bëhej lojtari i tretë që transferohet nga Real Madrid, pas largimit të Metzelder dhe Raul.
E përditshmja spanjolle AS, ka zbuluar mënyrën dhe fjalët që “Special One” i tha presidentit Florentino Perez që ta bindte për të shkarkuar Valdanon.
“Ose të largohet Valdano, ose unë iki tek Chelsea.” Këto ishin fjalët e Murinhos, sipas gazetës AS, që vunë Perezin mes dy zjarreve dhe në fund e bindën që të shkarkonte Valdanon.
Një vendim për të cilin po spekulohej prej muajsh me radhë dhe që pati kristalizimin e saj falë “shantazhit” të Mourinjos kundrejt presidentit të tij.
Monday, 30 May 2011 09:45