|
|
Monday, 06 May 2013 11:34 Dhuna mes tifozëve ka karakterizuar ndeshjen më të madhe të sezonit në Argjentinë, atë të luajtur të dielën në “La Bombonera” mes Boka Juniors dhe River Pleit.
Mesfushori Manuel Lanzini i dha avantazhin miqve që në sekondën e 45-të të ndeshjes, në atë që është goli më i shpejtë në “superclasico”. Por rezultati u barazua nga uruguaiani Santiago Silva para përfundimit të pjesës së parë.
Megjithatë, rezultati i kësaj sfide kaloi në plan të dytë pasi ndeshja u pezullua për më shumë se 10 minuta në pjesën e dytë. Fillimisht ky vendim u mor pasi trajneri i River, Ramon Diaz, u ndëshkua me karton të kuq për fyerje ndaj gjyqtarit. Më pas, tifozë të Boka Juniors që gjendeshin pas portës së River Pleit, filluan të hedhin fishekzjarrë në fushën e lojës.
Disa objekte goditën portierin e River, Marcelo Barovero, i cili paralajmëroi gjyqtarin se skuadra e tij nuk do të pranonte të qëndronte më në fushën e lojës në kushte të tilla. Megjithatë, kryesori vendosi që loja të vazhdonte pas ndërprerjes, ndërsa shtoi 12 minuta në fund të ndeshjes. Gjithsesi, rezultati nuk ndryshoi, duke bërë që River Pleit të largohet nga “La Bombonera” pa iu gëzuar një fitoreje që i mungon që nga viti 2004 në këtë stadium. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »