|
|
Sunday, 19 May 2013 11:05 Devid Bekam i ka dhënë fund futbollit të luajtur me paraqitjen e tij të mbrëmshme në radhët e PSZH, duke u larguar i përlotur nga fusha e lojës. Lojtari anglez kishte bërë të qartë se do të largohej në fund të këtij sezoni dhe ka zgjedhur ndeshjen e mbrëmshme në “Parc Des Princes” përballë Brest për të dhënë lamtumirën.
Edhe parisienët, të cilët fituan me lehtësi 3-1 këtë takim,.e nderuan në mënyrën më të mirë të mundshme futbollistin pasi trajneri Ançeloti jo vetëm e aktivizoi atë si titullar, por edhe i besoi shiritin e kapitenit në këtë sfidë. Ndërsa lojtari largohej nga fusha e lojës në minutën e 82-të, i zëvendësuar për të marrë duartrokitjet e publikut, ai nuk arriti të mbante lotët dhe u pa qartë se ishte shumë i emocionuar, edhe para syve të familjes së tij.
Pas vërshëllimës përfundimtare, Bekam u kthye përsëri në fushë, këtë radhë për t’u përshëndetur nga shokët e skuadrës si dhe për të bërë foto e fundit si futbollist me fëmijët e tij.
“Ndjej shumë kënaqësi dhe emocion. Sot është dita ime e fundit e karrierës si futbollist”, ishin fjalët e mesfushorit anglez që tashmë do të marrë rol ambasadori të futbollit në botë, ndonëse është folur se si Federata Angleze, ashtu edhe PSZH, janë gati t’i ofrojnë një rol drejtuesi. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »