Didier Deshamp ka vendosur t’i japë një shans mesfushorit Joan Gurkuf që të rifitojë vendin si titullar te përfaqësuesja e Francës. Mesfushori i Lionit, jashtë përfaqësueses prej shumë muajsh për një seri të gjatë dëmtimesh, tashmë duket se është kthyer në formën më të mirë dhe do të kërkojë të bëhet përsëri protagonist me “gjelat”.
Në këtë listë, është konfirmuar mungesa e Filip Mekses, i cili me sa duket nuk e bind më trajnerin e Francës, ndërsa Janga-Mbiua figuron përsëri mes të grumbulluarve, ndonëse kohët e fundit është shfaqur krejtësisht jashtë forme me Montpelje.
Kombëtares i është kthyer edhe sulmuesi i Lilë, Dimitri Paje, ndërsa mbetet ende jashtë mesfushori i Juventus, Pol Pogba, të cilin trajneri i Francës nuk e ka marrë ende në konsideratë, ndonëse po shkëlqen në radhët e ish-skuadrës së tij. (LajmeShqip.com)
Lista e kombëtares së Francës për miqësoren me Italinë.
Portierë: Hugo Loris (Totenhem), Stiv Mandanda (Olimpik Marsejë), Mikael Landro (Lilë).
Mbrojtës: Kristof Zhalet (PSZH), Mamadu Sakho (PSZH), Mapou Janga-Mbiua (Montpelje), Gael Klishi (Mançester Siti), Patris Evra (Mançester Junajtid), Loran Koshçielni (Arsenal), Adil Rami (Valencia), Matië Debushi (Lilë).
Mesfushorë: Etien Kapue (Tuluzë), Maksim Gonalons (Olimpik Lion), Bleis Matuidi (PSZH), Johan Kabaje (Njukasëll), Joan Gurkuf (Olimpik Lion), Musa Sisoko (Tuluzë).
Sulmues: Olivier Zhirud (Arsenal), Bafetimbi Gomis (Olimpik Lion), Matië Valbuena (Olimpik Marsejë), Frank Riberi (Bajern Mynih), Zheremi Menez (PSZH), Dimitri Paje (Lilë).
Thursday, 08 November 2012 17:50