Që nga ardhja e trajnerit Edy Reja, Lazio assesi nuk po arrin të fitojë së paku një derbi, por, mbrëmë, siç edhe kishte deklaruar trajneri i Lazios, se beson në përvojën e reprezentuesit gjerman, ashtu edhe ndodhi, pasi që Miroslav Klose ishte ai që ia dha fitoren Lazios dhe, gjithashtu, edhe fitoren e parë t
ë një derbi trajnerit Edy Reja.
Deri lokal, më i madhi në botë, zhvillohet nga dy skuadrat e kryeqytetit italian, Roma dhe Lazio. Të dy skuadrat janë nga kryeqyteti dhe luajnë në të njëjtin stadium. Lojtari që ka luajtur në më së shumti derbi, Francessco Totti, mungoi për shkak të lëndimit. Kapiteni ka luajtur 34 ndeshje në derbi, 12 fitore dhe 12 humbje.
Totti, para ndeshjes deklaroi, me shaka: “Trajneri i Lazios, Edy Reja, është njeriu i derbit, sepse ai nuk ka fituar deri më tani asnjë derbi.”
Edy Reja, u përgjigj: “Totti është një lojtar fantastik, ai gjithmonë buzëqeshë me batudat e tij, mirëpo në fushë kundër Lazios gjithmonë tregon një gjysmë buzëqeshje dhe unë mendoj se tani kemi lojtarë me përvojë, siç janë Klose dhe Cisse, dhe tani mendoj se është radha jonë.”
Ndeshja filloi mjaft e tensionuar, dhe me sulme të njëpasnjëshme, ku në minutën e 5’ ishte Pablo Osvaldo ai i cili kaloj Romën në epërsi për 1-0., Osvaldo u ndëshkua me karton te verdhë për shkak të parullës që e kishte shënuar ndër fanellë duke festuar golin. Roma edhe në minutën e 10’ ishte afër golit pas një goditje të fuqishme nga Simone Perotta mirëpo topi përfundoj jashtë.
Miroslav Klose kishte një shanse të mirë por goditi lehtë dhe topi përfundoj jashtë golit, e kjo ndodhi në minutën e 11’, ndërsa në minutën e 24’ ishte lojtari i Lazios, Hernanes, ai i cili me një goditje nga mëse 30 metra ishte afër golit, por topi për pak përfundoi jashtë, ndërsa po i njëjti lojtar, në minutën e 42’, me një goditje nga 16 metra testoi gardianin e Romës, i cili ishte në vendin e duhur.
Edhe pjesa e dytë ishte shumë dramatike dhe në pesë minutat e para, Cisse shpërdoroi dy raste, ndërsa Miroslav Klose një.
Në minutën e 50’ Simon Kjaer ndërhyri në ish-lojtarin e Milanit, Cristian Brocchi, dhe u akordua penallti në të mirë të Lazios, ndërsa Hernanes ishte ai që mori përsipër t’i barazojë shifrat në 1-1. Roma mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Kjaer u ndëshkua me karton të kuq.
Lazio e kishte iniciativën në pjesën e dytë dhe në minutën e 70’ ishte Miroslav Klose ai që gjuajti me kokë dhe topi përfundoi në shtyllë, ndërsa Cisse në minutën e 80’, me një goditje të fuqishme goditi shtyllën pingule.
Siç kishte deklaruar edhe para ndeshjes trajneri Edy Reja se beson në kualitetin e Kloses, ashtu edhe ndodhi, pasi që Miroslav Klose i dha fitoren Lazios në minutën e 93’.
Derbi i 135-të romak i takoi Lazios, dhe kjo fitore erdhi pas dy vitesh. Fitorja e fundit e Lazios ishte me 11 prill të vitit 2009, me rezultat 4-2. (LajmeShqip.com)
Monday, 17 October 2011 10:02