Pjesa e parë filloi furishëm nga Juventusi, mirëpo partneriteti Nesta-Silva ishin shumë të sigurt në mbrojtje.
Për të dy skuadrat pjesa e parë ishte e barabartë, përveç një rasti të malazezit Mirko Vuçiniç, i cili goditi shtyllën, dhe gjuajtjes së ish-lojtarit të Milanit, Andrea Pirlo, i cili rrezikoi nga një goditje e lirë.
Pjesa e parë përfundoi e barabartë, pa gola.
Më të filluar pjesa e dytë, Milan e rrezikoi seriozisht portën e Buffonit, me anë të Kevin Prince Boateng.
Milan pati edhe një rast të mirë, kur Zlatan Ibrahimoviç pranoi një top dhe ishte i vetmuar në zonën e rreptësisë, e në vend se të pasojë, goditi në drejtim të portës së kundërshtarit.
Pas një aksioni të bukur të Juventusit, ishte Arturo Vidal ai i cili gjuajti fuqishëm, por jashtë portës, në minutën e 75.
Pas një super-aksioni të nisur nga Andrea Pirlo, i cili pasoi tek Marchisio ndërsa ky tek Vidal e Vidal tek Vuçiniç, ky i fundit realizoij gol për rezultatin 1-0, në minutën e 87.
Pas një ndërhyrje të qëllimtë në Chiellinin, Kevin Prince Boateng u përjashtua me karton të kuq, në minutën e 89.
Kur përfundoi koha e rregullt, në kohën shtesë, në minutën e 92, pas një goditje të fuqishme nga Marchisio, Cristian Abbiati lëshoi topin nga duart dhe topi përfundoi në rrjetë, kurse Juventus fiton kundër kampionit aktual të Italisë.
Juventus renditet i pari në tabelën e klasifikimit, me 11 pikë. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 08:52