Të dyja palët i fituan ndeshjet e fundit në kuadër të Kupës së Ligës, por blues tani shpresojnë në tre pikë të reja në Premier League, pas zhgënjimit ndaj QPR-së.Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011.
Vendi: Londër, Angli.
Stadiumi: Stamford Bridge.
Ora: 13:45.
Skuadra e Andre Villas Boas arriti një fitore të vonshme në Goodison Park, në Kupën e Ligës në këtë javë, pa shumë lojtarë të ekipit të parë.
Kartoni i kuq për Ross Turnbull në atë ndeshje, do të thotë se ata luajtën një lojë të dytë në katër ditë, në disavantazh numerik, por duhet të jenë në gjendje të freskojnë skuadrën e tyre përpara vizitës që do t’ua bëjnë gunners në Stamford Bridge.
Fernando Torres pritet të rikthehet, duke zëvendësuar të pezulluarin Didier Drogba, dhe spanjolli është në formë të mirë pasi shënoi dy gola në Ligën e Kampionëve, kundër Genk.
Edhe ekipi i Arsene Wenger ishte shumë i ndryshëm në Kupën e Ligës dhe arriti një fitore kundër Boltonit.
Kjo i lejoi Arsenalit t’i pushojë shumë lojtarë të ekipit të parë.
Thomas Vermaelen, është rikthyer nga lëndimi, por megjithatë, ai nuk ka gjasa të jetë titullar në ligë.
Robin van Persie ka gjasa të kthehet në 11-shin e parë, pasi që është lënduar në ndeshjen kundër Stoke City, javën e kaluar.
Formacioni i Chelseas, 4-3-3: Cech; Bosingëa, Terry, Luiz, Cole; Mikel, Lampard, Meireles; Mata, Torres, Sturridge.
Formacioni i Arsenalit, 4-3-3: Szczesny; Djourou, Metesacker, Koscielny, Santos; Arteta, Song, Ramsey; Grevinho, van Persie, Walcott. (lajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 13:04