“Djajtë” shpresojnë që të vazhdojnë formën e tyre si deri më tani, por revolucioni i Andre vila-Boas me londinezët vazhdon me ritmin e një rifreskimi të formës së Fernando Torresit.
Ndeshja zhvillohet më 18 shtator 2011
Vendi: Manchester
Stadiumi: Old Trafford
Ora: 15:00.
Manchester United në katër ndeshjet e para nuk di për humbje e as barazim, mirëpo ne ndeshjen e fundit kundër Beficas, në Ligën e Kampionëve, mezi morën një barazim 1-1, ndërsa rivali i tyre, Chelsea, në Ligën e Kampionëve e mposhti Bayern Leverkusenin me rezultat 2-0.
Rio Ferdinand pritet të rikthehet nga lëndimi së bashku me Darren Fletcher, i cili luajti 60 minuta në Portugali, si pjesë e kthimit të tij. 11-shja e parë mund të fillojë në mungesë të Tom Cleverleyt, për shkak të lëndimit.
Phil Jones do të vazhdojë në mungesë të Nemanja Vidiç dhe Chris Smalling mund të kërkohet për të plotësuar anën e djathtë të mbrojtjes, në mungesë të Rafaelit, i cili është i lënduar.
Chelsea që nuk e filloi në mënyrën më të mirë Premier Ligën, po vazhdon duke u këndellur. Ndeshjen e fundit e fituan me rezultat 2-0 ndaj Bayer Leverkusen dhe do të jenë të nxitur nga përmirësimi i formës së Fernando Torresit, në mungesë të vazhdueshme të Didier Drogbas.
Spanjolli shërbei për të dy golat ne Ligën e Kampionëve dhe bashkëlojtarët e tij shpresojnë që partneriteti i tij me Juan Matan mund te vazhdojë edhe më mirë.
John Terry dhe Frank Lampard do të rikthehen, të dy takimet e mëparshme në mes të këtyre palëve në Old Trafford kanë vendosur në thelb Premier Ligën.
Këto dy skuadra janë takuar 19 herë në Premier Ligënë në Old Trafford, Andre Vila-Boas ka 95 ndeshje si menaxher në rripin e tij, ndërsa homologu i tij Sir Alex Ferguson ka gjithsej 2.053.
Manchester United ka shënuar 18 gola në katër ndeshje në Ligën në këtë sezon, me një mesatare prej 4.5 gola për lojë.
Chelsea duket i varfër sa u përket golave këtë sezon.
Manchester United e ka filluar sezonin në formë të mirë, me një diferencë prej 15 golave, por ata përballen me një test të ashpër kundër Chelseas.
Andre vila-Boas është duke u përballur me provimin e tij më të vështirë si udhëheqës i Chelseas, dhe do të dalë kundër Sir Alex Ferguson, i cili njihet si dinak dhe me një karrierë të gjatë menaxheriale.
Duke pasur parasysh formën aktuale të United, shpresojmë se do të shohim një ndeshje të madhe në Old Trafford, por Chelsea ka treguar se nuk i frikësohet kampionit në fuqi.
Vila-Boas udhëton për fitore, ndërsa Manchester United i Sir Alex Ferguson do të luftojë për vazhdimësi të formës së mirë.
Formacioni i mundshëm i Manchester United, 4-4-2: De Gea, Smalling, Ferdinand, Jones, Evra, Nani, Anderson, Fletcher, Young, Rooney, Hernandez.
Formacioni i mundshëm i Chelseas 4-3-3: Cech, Bosingëa, Ivanoviç, Terry, Cole, Mikel, Lampard, Meireles, Mata, Torres, Malouda.
Ekspertët e futbollit anglez e kanë parashikuar që ndeshja do të përfundojë e barabartë me rezultat 1-1. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 September 2011 13:17