Përkundër dominimit të Liverpool FC loja përfundoi e barabartë dhe me rezultat 1-1.
Pjesa e parë ishte pa gola, megjithëse Liverpool e dominoi lojën në total, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më dominuese për vendësit, të cilët e gjetën golin nëpërmjet kapitenit, nga gjuajtja e lirë, në minutën e 68.
Më pas u aktivizuan Nani, Rooney dhe Chicharito, i cili ndikoi në rezultatin e United, por jo edhe në lojën e tyre, pasi që Liverpool i shpërdoroi disa raste dhe, me sa duket, funksionoi rregulli i pashkruar i futbollit, “kur nuk shënon, pëson”.
Javier Hernandez ishte ai i cili ishte në vendin e duhur, për t’ia mohuar fitoren Liverpoolit.
Skuadra e Liverpoolit ishte bindshëm më e mirë në çdo statistikë, mirëpo nuk arriti të marrë më shumë se një pikë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 15 October 2011 23:48