Mesfushori i cili aktualisht aktivizohet të skuadra londineze e Arsenalit, Denilson, i ka kërkuar shokut të vet, sulmuesit brazilian, Willian, i cili për momentin aktivizohet të skuadra e Shakhtar Donetsk që ta zgjedh Arsenalin përpara Chelseas.
Sulmuesi i Shakhtar është në listën e blerjeve të Chelseas.
Denilson tha: “Willian do të jetë i përkryer për Arsenalin, unë e njoh atë mirë nga ekipi i Brazilit dhe ai me të vërtetë ka një mentalitet fitues.”
“Unë kam dëgjuar që Chelsea janë të interesuar për të, por unë mendoj se karakteri i tij mund të përmirësojë vërtetë ekipin tonë.”
“Unë besoj se stili i tij do t’i përshtatej shumë mirë Arsenalit për shkak të mënyrës se si ai luan futboll. Ai ka vizion të madh dhe aftësi, mendoj se ai është një nga lojtarët më të mirë që kam luajtur me të”
“Unë kam folur me atë dhe i thashë se ai mund të jetë i suksesshëm me ne. Unë mendoj se ai do të transferohet te ne dhe do ta bëjë ekipin tonë më të fortë.”
Tuesday, 12 April 2011 14:01