Tjetër dëmtim për Klosen. Sulmuesi u dëmtua në fund të ndeshjes me Uruguajin dje, dhe menjëherë është larguar nga kombëtarja drejt Mynihut, për të parë shkallën e dëmtimit. E sigurt është që Klose nuk do të luajë kundër Austrisë dhe Azerbaijanit me kombëtaren.
Sipas burimeve te fundit, Juventus është tërhequr nga gara për Kun Agueron. Tashmë lufta mbetet midis Realit dhe Bayernt, dhe duke ditur qe ka një klauzolë në kontratën e 22-vjeçarit që nuk duhet të transferohet tek Reali dhe qe Florentino Perez i ka premtuar bordit të Atleticos që nuk do të tentojë ta marrë argjentinasin, Bayern mbetet kandidati kryesor. Sipas mediave, Bayernit do t’i duhet një shumë rreth 25-30 milionë euro për ta sjelle argjentinasin në Mynih.
Megjithatë, mbetet akoma një spekulim mediesh, dhe çdo gjë ngelet për t’u parë.
Ndërsa e ardhmja e brazilianit Marcio Rafael Ferreira de Souza (Rafinha), duket se do të jetë e lidhur me gjigantin gjerman, Bayern Munich. Sipas medieve gjermane, bavarezët janë të gatshëm t’ia paguajnë klubit të lojtarit, Genoas, 5.8 milionë euro, për ta sjellë në Gjermani ish futbollistin e Schalke 04. Mbrojtësi i djathtë ofansiv, i cili mund të luajë edhe si mesfushor i krahut, nuk pati sezon dhe aq pozitiv.
Këto janë ekipet që mund t’i bien Bayernit në raundin e 4-të të Champions League që të çon direkt në grupe:
1) Rubin Kazan (Russia)
2) Dynamo Kiev (Ukraine)
3) FC Timisoara (Romania)
4) Benfica Lisbon (Portugal)
5) Twente Enschede (Holland)
6) Trabzonspor (Turkey)
7) Panathinaikos Athens (Greece)
8) FC Zurich (Sëitzerland)
9) Standard Liege (Belgium)
10) Odense BK (Denmark)
Monday, 30 May 2011 14:34