Me sa duket Juvetus nuk do të këndellet ketë sezon, pasi që në sfidën e fundjavës, që është mjaft e vështirë, kundër ekipit romak, nuk do t’i ketë shërbimet e ikonës së tij, Del Piero, i cili u lëndua gjatë sesionit të rregullt të stërvitjeve.
Del Piero ka pësuar një lëndim sot gjatë seancës stërvitore dhe është detyruar të largohet nga terreni për shkak të problemeve muskulore.
36-vjeçari sot do t’i nënshtrohet një vizite mjekësore për të qartësuar shkallën e lëndimit, por Juventus ka frikë se golashënuesi kryesor i klubit nuk do të jetë ne gjendje te luajë për ndeshjen e fundjavës.
Mungesa e mundshme e Del Piero është goditje e dytë në frontin e lëndimit këtë javë, pasi që mbrojtësi George Chelini u lëndua në sfidën e Italisë kundër Ukrainës.
Juventus është në pozitën e shtatë në tabelën e klasifikimit, me 45 pikë.
Thursday, 31 March 2011 14:23