“Gazzetta Dello Sport” ka raportuar dje se Aleks Del Piero ka marrë një ofertë mjaft të rëndësishme ekonomike nga klubi tajlandez Muangthong Junajtid.
Sulmuesi është në kërkim të një skuadre pasi u largua përfundimisht nga Juventus, sepse klubi vendosi të mos rinovonte më kontratën me kapitenin legjendar.
Prej shumë kohësh, flitej për një kalim të Del Pieros në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, por tani mësohet se oferta e parë zyrtare i vjen pikërisht nga Azia, kur një delegat i këtij klubi i ka paraqitur para vëllait të tij ofertën konkrete për transferimin në Tajlandë.
Klubi tajlandez, që aktualisht kryeson renditjen në kampionatin e këtij vendi, pritet t’i ofrojë ish-sulmuesit të përfaqësueses italiane një kontratë dyvjeçare nga e cila do të përfitojë më shumë se 5 milionë euro në sezon. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 11 July 2012 10:01