Trajneri i Spanjës, Visente Del Boske, ka konfirmuar se Spanja nuk ka asnjë arsye pse të luajë për barazimin 2-2 me Kroacinë që do të dërgonte të dy ekipet në çerekfinalet e Euro 2012 dhe do të eliminonte Italinë.
Italia e ka përjetuar një situatë të tillë edhe 8 vite më parë, gjatë Euro 2004, kur Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2 dhe nxorën jashtë gare ekipin italian.
“Ne jemi njerëz të sportit dhe si ne, ashtu edhe Kroacia, do të luajmë për të fituar”, tha Del Boske pas përfundimit të ndeshjes kundër Irlandës, ku përfaqësuesja e tij fitoi me rezultatin e thellë 4-0. “Unë nuk kam bërë asnjë llogaritje dhe ne duhet të interesohemi vetëm për fitoren”.
Më pas, ai ka folur për formën e skuadrës së tij që arriti një sukses të rëndësishëm duke përjetuar edhe ringjalljen e Fernando Torres, i kthyer përsëri vendimtar me fanellën e kësaj përfaqësueseje.
“Kemi një kombëtare me 23 lojtarë dhe të gjithë janë në gjendje të luajnë. Kemi të njëjtin besim te Fabregas ashtu si katër ditë më parë por ne kemi gjithashtu edhe burime të tjera të cilat duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum. Fernando Torres është një opsion që mund të përdorim. Kishim mbajtjen e topit dhe na u desh të përdornim shpejtësinë dhe lëvizjet e tij. Ai luajti ndeshjen ideale dhe ata njerëz që thonë se ai mund të luante që në takimin e parë, kanë pjesërisht të drejtë”, pranoi trajneri i Spanjës. (LajmeShqip.com)
Grupi C
Spanjë-Itali 1-1
63’ Fabregas / 61’ Di Natale
Irlandë-Kroaci 1-3
19’ Sent Lexher / 3’, 49’ Manxhukiç, 43’ Jelaviç
Itali-Kroaci 1-1
39’ Pirlo / 72’ Manxhukiç
Spanjë-Irlandë 4-0
4’, 70’ Torres, 49’ Silva, 83’ Fabregas
Renditja
Spanjë 4 5-1
Kroaci 4 4-2
Itali 2 2-2
Irlandë 0 1-7
18.06.2012
Kroaci-Spanjë 20:45
Gdansk (Poloni)
Itali-Irlandë 20:45
Poznan (Poloni)
Friday, 15 June 2012 08:40