Benzema: Luajtëm shkëlqyeshëm
”Ishte një ditë e mirë për ne. Valencia është një ekip i mirë, por Real Madridi ishte fantastik. Fitorja ishte shumë e rëndësishme para përballjes kundër Barcelonës në Champions League.”
Kaka: Jemi një grup fantastik
”Kjo ndeshje dhe golat më ndihmuan shumë. Kisha nevojë për një ndeshje si kjo. I falënderoj shokët e skuadrës, të cilët më kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.”
Granero: Ky është Real Madridi
”Tani duhet të fokusohemi për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Kjo ishte një ndeshje e rëndësishme dhe na u desh të performojmë siç di vetëm Real Madridi.”
Nacho: Nuk do ta harroj asnjëherë këtë ditë
”Jam shumë i lumtur që mu dha kjo mundësi, pas kaq shumë vitesh në Real Madrid. Jam i nderuar që Mourinho dhe shokët e skuadrës më përgëzuan mua. Nuk do ta harroj asnjëherë këtë ditë.”
Mourinho: Ndeshjen kundër Valencia e morëm seriozisht
”Do të vazhdojmë të luftojmë ende për titullin, pasi që matematikisht është e mundur.”
Sunday, 24 April 2011 09:37