De Rossi është lidhur me Cityn, pasi ai është në fund të kontratës se tij me Romën dhe negociatat për vazhdimin e kontratës nuk në rrugën e duhur.
“Gazetarët çdo ditë vijnë me diçka të re rreth meje”, tha fituesi i Kupës së Botës 2006 për SS Italia.
“Një ditë unë jam afër një ri-përtëritje me Romën, një ditë unë e kam hedhur poshtë ofertën e re të tyre, një ditë unë pranoj një tjetër skuadër, nuk kam nevoje të them asgjë për ketë, t’ia lemë kohës.”
“Është një situatë e rëndësishme, ka shumë njerëz të cilët janë duke pritur për një përfundim dhe ne duhet të bëjmë çfarë është e drejtë, por unë jam krejtësisht i qetë.”
“Çdo ditë kam lexuar informacione të pa vërteta, histori absurde dhe shifrat të çmendur që nuk kanë vend në ajër e as në tokë.”
Kur ka diçka konkrete për të folur atëherë unë do ta bëj atë.
“A jam unë i pëlqyer nga Manchester City dhe Roberto Mancini? Ju do të duhet të pyesni atë. Unë nuk kam folur me askënd e as nuk kam dëgjuar nga askush“. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 August 2011 11:41 