Manchester United e ka kapur me seriozitet punën për pasardhësit e pensionuar si Van Der Saar dhe Paul Scholes dhe mendon që këtë merkato ta përmbyll me dy emra tjerë të mëdhenj.
Dje United arriti shërbimet e ish-mesfushorit të Aston Villa’s, Ashley Young dhe javë më parë edhe shërbimet e Phil Jones. Mirëpo, sipas disa burimeve angleze, United nuk do të ndalet me kaq, De Gea dhe Sneijder janë dy synimet e fundit.
Sipas “The Daily Star”, David De Gea do të bashkohet me Manchester United me një ofertë prej 19 milionë euro dhe do të bëhet transferimi i tretë i kësaj merkato për kampionin e Anglisë.
Por, nuk do të vonoj shumë kur edhe synimi tjetër i Man United, Ëesley Sneijder do të vesh fanellën e kuqe me një shumë prej 30 – milionë dhe pritet të bëhet transferimi i holandezit tek djajtë e kuq dhe me këtë transfer Man United do të përmbyll merkaton e këtij viti.
Siç mësohet nga burimet e gazetës “The Dayli Star” këto transferime bëhen me qëllim që të harrohet Luka Modriç, i cili edhe vet nuk dëshiroi kalimin tek Man United.
Friday, 24 June 2011 18:32