Trajneri i sapoemëruar i kombëtares shqiptare të futbollit, De Biasi, do të fillojë punën “në terren” me datë 21 janar. Tekniku italian do të zhvillojë një grumbullim në Shqipëri me futbollistë të Kategorisë Superiore, ndërsa Sektori i Ekipeve Kombëtare ka përpiluar një listë me ata që shihen si kandidatë të mundshëm për të veshur fanellën kuqezi.
Në listë bie në sy numri i madh i lojtarëve nga skuadra e Teutës, 6 të tillë, që kryeson kampionatin shqiptar, 5 futbollistë nga Flamurtari, 4 nga Tirana, 3 nga Skënderbeu dhe Vllaznia, 1 nga Bylis dhe Kamza.
Në këtë listë mungojnë emra lojtarësh të cilët kohët e fundit janë grumbulluar në kombëtare nga ish-trajneri Josip Kuzhe si Vrapi apo Allmuça ndërsa mungon edhe emri i Klodian Duros. Ndonëse në këtë listë është përfshirë emri i Armando Vajushit, ky i fundit mund të mos marrë pjesë pasi sapo ka përfunduar transferimin nga Vllaznia në radhët e Liteks Loveç në Bullgari. (LajmeShqip.com)
Lista e lojtarëve të grumbulluar për stërvitje me trajnerin De Biasi:
Portierë
Orges Shehi Skënderbeu
Stivi Frashëri Bylis
Shpëtim Moçka Flamurtari
Mbrojtës
Tefik Osmani Teuta
Shaqir Stafa Teuta
Franc Veliu Flamurtari
Renato Arapi Skënderbeu
Dritan Smajlaj Vllaznia
Mesfushorë
Albi Dosti Teuta
Renato Hyshmeri Teuta
Ansi Nika Teuta
Bruno Telushi Flamurtari
Gerhard Progni Flamurtari
Ndriçim Shtubina Flamurtari
Gentian Manuka Kamza
Gjergji Muzaka Skënderbeu
Erando Karabeci Tirana
Afrim Taku Tirana
Gilman Lika Tirana
Armando Vajushi Vllaznia
Sulmues
Mirel Çota Teuta
Vilfor Hysa Flamurtari
Bekim Balaj Tirana
Thursday, 05 January 2012 11:27