Gianni De Biasi, selektori i Shqipërisë, ka mohuar se raportimet e mediave se ka pasur mosmarrëveshje me Ergys Kaçen pas ndeshjes me Portugalinë.
Pas Ergys Kaçes, edhe Por, Gianni De Biasi ka mohuar raportimet e mediave se ka pasur mosmarrëveshje me yllin e PAOK-ut, raporton Gazeta Express.
Pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Portugalisë qarkulluan zëra se Kaçe është fjalosur me De Biasin rreth mos aktivizimit në fushën e gjelbër.
“Nuk flas për gjëra të pavërteta dhe ju ftoj edhe ju mediave që për të mirën e lojtarit dhe të Kombëtares të evitoni të shkruani gjëra të tilla. Është një turp i madh që lajme të pavërteta publikohen në media”, ka deklaruar strategu italian për ‘Panorama Sport’.
Monday, 14 September 2015 16:54