Trajneri italian, Gianni De Biasi, i cili ka edhe pasaportë shqiptare në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”, ka treguar se përse ndihet shqiptar.
De Biasi është pjesë e rëndësishme e arritjes historike të futbollit shqiptar, duke arritur që për herë të parë të sigurojë kualifikimin në një kampionat evropian, transmeton TCH.
Gjatë intervistës gazeta italiane ia përkujton se shpesh De Biasi thotë “jam shqiptar”, kurse ai është përgjigjur se përveç pasaportës, ky vend ka një popull që shkon përtej kufijve të Shqipërisë dhe kanë një dashuri të madhe për atdheun.
“E vërtetë dhe jo vetëm e vetëm se kam pasaportën shqiptare. Është një flamur, një popull që shkon përtej kufijve të Shqipërisë sepse shqiptarët janë kudo me entuziazmin dhe dashurinë e tyre për atdheun”, ka thënë De Biasi.
Tuesday, 13 October 2015 14:55