Tiranë- Eksperti italian, Gianni De Biasi, është prezantuar sot zyrtarisht në Tiranë si trajner i kombëtares shqiptare.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSH), Armando Duka gjatë një konferencë për mediat ka bërë të ditur se me ekspertin italian është arritur marrëveshja dy vjeçare, por më mundësi vazhdimi.
Ndërkaq italiani De Biasi, është shprehur i lumtur që do të jetë një krye të një kombëtar çfarë është Shqipëria.
“Falënderoi FSHF-në për ftesën që më bëri. Jam i lumtur që do ta drejtoj kombëtaren shqiptare. Gjithsesi së është përgjegjësi e madh për mua që të jem në krye të kësaj kombëtare, e cila po rritet si në anën ekonomike e po ashtu edhe në anën sportive”, ka thënë italiani.
Ai nuk ka premtuar asgjë rreth objektivave të tij më kuqezinjtë. “Nuk mund te jap objektiva, sepse rezultatet do të vijnë më kohë. Tek ekipi shqiptar do të sjell përvojën që kam marr nga skuadrat që kam drejtuar më parë”, ka thënë ai.
Ndërkaq lidhur më eliminatorët e botërorit “Brazili 2014”, italiani tha se Shqipëria është në një grup të vështirë. “Grupi është i vështirë. Zvicra do të jetë skuadra që duhet ta mudemi në mënyrë që të shkojmë më lartë”, ka theksuar De Biasi, i cili më parë ka drejtuar disa skuadra të rangut mestarë në futbollin italian.
Monday, 19 December 2011 21:43