Gianni De Biasi, selektori i Kombëtares, ka thënë se shqiptarët janë shumë patriotë.
Suksesi i arritur dhe kualifikimi i Kombëtares së Shqipërisë në finalet e Euro 2016-s ka bërë, që trajneri Gianni De Biasi, natyrshëm të jetë “pre” edhe medias italiane.
Fqinjët përtej Adriatikut, përpos “Azurrëve” dhe Antonio Contes, tani do të ndjekin këmba-këmbës kuqezinjtë dhe De Biasi, pasi do t’i konsiderojnë si pjesë të “tyre”, qoftë për nacionalitetin e trajnerit, por edhe për shkak të disa lojtarëve, që luajnë në futbollin italian.
Në një intervistë për dhënë për gazetën “La Republika”, ndërsa rrëfen për pritjen madhështore dhe respektin e treguar ndaj punës së tij, zbulon edhe disa “defekte” të Kombëtares, por indirekt edhe të shqiptarëve si komb, raporton Sportal.al
“Lojtarët shqiptarë kanë tendencën që pasi kalojnë objektiva afatmesëm, të redaktohen. Në këtë mënyrë rrezikojnë që të mos arrijnë objektivin final. Por janë shumë të dedikuar dhe shumë patriotë: nëse djeg një flamur shqiptar, të hidhen përsipër. Nëse kjo ndodh në Itali, ne blejmë një tjetër”, ka thënë italo-shqiptari Gianni De Biasi.
Friday, 16 October 2015 16:04