Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka komentuar ndeshjet kualifikuese për ‘EURO 2018’, duke thënë se fati i kuqezinjëve mësohet në shtator, kur përballet me Danimarkën në udhëtim dhe Portugalinë në shtëpi.
“Fati ynë vendoset në shtator. Ne kemi dy pikë më pak se sa Portugalia, e cila është e para, por ne gjithashtu kemi një lojë më pak të zhvilluar. Tani ne duhet të përballemi me Danimarkën si mysafir, e cila ka po aq pikë sa ne dhe më pastaj i presim portugezët”, deklaroi De Biasi në intervistën dhënë ‘Il Matino’, përcjell GazetaOlle.com.
Ai u pyet edhe për përforcimin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, për të cilin sërish foli fjalë të mëdha.
“Hysaj është një lojtar që ka personalitet të madh. Napoli bëri mirë që e bleu”, shtoi italiani.
Tuesday, 11 August 2015 18:41