Pas një takimi në Gianino midis Roberto de Assis, Mino Raiolas dhe kryesisë se Milanit, Galliani dhe Braida, De Assis në dalje tregoi se është duke punuar për blerje të Milanit në Brazil.
De Assis tha: “Nuk mund të themi asgjë për blerjen, vetëm mund të themi se po punojmë për të, së bashku me Raiolan”.
Siç vijnë raportet nga Belgjika, administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, së shpejti do këtë takim me drejtuesit e Standartit që të blejë mesfushorin e talentuar 22-vjeçar belg, Alex Witsel.
Galliani ka raporte të mira me Luciano D’Onofrio që është president i klubit belg dhe para 2 vitesh arritën marrëveshje për ta transferuar Onyeëu tek Milani.
“Rtbf” tregon se Luciano D’Onofrio do këtë takim me Gallianin të martën rreth një transferimi të Alex Witsel tek Milani.
Marrëveshja mund të arrihet për 10 milionë euro apo më pak, në bazë të raporteve të shkëlqyeshme të të dyja klubeve. Witsel 22-vjeçar, ka debutuar me kombëtaren Belge, luan mirë me të dyja këmbët si dhe është komunitar.
Ndërsa ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme Turneu Toulon 2011 në Bregun e Fildishtë për Italinë dhe sulmuesin e talentuar rossoner, Alberto Paloschi. Italia mposhti pikërisht Bregun e Fildishte me rezultat 0-2, ku pas vetëm 4 minutash loje Alberto Paloschi shënoi gol. Golin e dytë për azurrët e rinj e shënoi Gabbiadini.
Thursday, 02 June 2011 10:24