David Vija do t’i japë lamtumirën Barcelonës në verë, për të shkuar në Angli. Por nuk bëhet fjalë për t’iu bashkuar Arsenalit, siç përflitej prej kohësh, por rivalëve të kësaj skuadre, Totenhemit.
Sipas mediave spanjolle, lojtari i kombëtares së Spanjës, ka zhvilluar në ditët e fundit një takim privat me trajnerin e londinezëve, Andre Vijas Boas, i cili e ka bindur t’i bashkohet projektit të ri të këtij klubi, që dëshiron të afirmohet mes më të mëdhenjve jo vetëm në Angli, por edhe në Evropë.
Vijas Boas ka bërë të qartë se kërkon të shesë Emanuel Adebajor sa më parë që të jetë e mundur dhe kërkon një sulmues të mirëfilltë, një golashënues që të ndihmojë skuadrën me 20-30 gola në sezon, gjë që aktualisht Totenhemi nuk e ka. Ndaj ai ka bindur David Vijan se mund të jetë emri i duhur por këtë pozicion dhe se te Totenhemi do të ishte i padiskutueshëm, në ndryshim nga situata që po përjeton te Barcelona.
Te klubi katalanas, ai është kthyer në një rezervë të mirëfilltë, duke qenë tashmë i katërti në listë pas Pedro, Sançez dhe Tejo si partner në repartin e avancuar për Lionel Mesin. (LajmeShqip.com)
Thursday, 16 May 2013 10:21