David Vija po bëhet gati të transferohet drejt Anglisë, pasi sulmuesi spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit të pranojnë një ofertë të mundshme nga “topçinjtë” dhe ta lejojnë të largohet që në janar drejt kësaj skuadre.
“Daily Mail” ka konfirmuar se bisedimet mes klubeve vazhdojnë, ndonëse palët insistojnë për të mbajtur të fshehtë se në cilën pikë të marrëveshjes janë për transferimin e futbollistit të përfaqësueses spanjolle. Gazeta britanike pretendon se burime pranë klubit spanjoll i kanë konfirmuar se futbollisti u ka kërkuar katalanasve që të aprovojnë transferimin që në janar dhe ta lejojnë të fillojë negociatat me londinezët.
Me sa është bërë e ditur, Barcelona ka refuzuar kërkesat e vazhdueshme të disa klubeve të njohura evropiane për huazimin e lojtarit, duke bërë të qartë se do të ulet në bisedime vetëm për shitjen e tij, edhe pse këto deklarata nuk janë bërë publike.
Katalanasit mësohet se u kanë komunikuar londinezëve se duhet të bëjnë gati një çek prej 20 milion eurosh nëse duan të sigurojnë shërbimet e sulmuesit që mban rekordin e golave të shënuar me fanellën e përfaqësueses spanjolle, por që ka përfunduar si rezervë në radhët e katalanasve që në momentin kur drejtimin e kësaj skuadre e ka marrë Tito Vilanova.
Trajneri Arsen Venger pritet që shumë shpejt të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin, por njëkohësisht po sheh edhe alternativa të tjera, ku e para është ajo e sulmuesit të Atletiko Madrid, Adrian Lopez. (LajmeShqip.com)
Saturday, 05 January 2013 09:48