Morten Olsen, selektori i Danimarkës, e ka pranuar se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Kombëtares shqiptare.
Përfaqësuesja e Danimarkës do t’ia filloj përgatitjet për ndeshjet me Shqipërinë dhe Armeninë, të cilat luhen në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, me 30 gusht.
Selektori i ekipit skandinav, Marten Olsen, gjatë një konference për media e ka pranuar se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Kombëtares shqiptare.
“Do të jenë dy takime shumë të rëndësishme, sepse Shqipëria është një rival direkt për vendin e dytë. Kanë një ndeshje më pak se ne, dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren”, ka deklaruar Olsen.
“ Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi dhe nuk janë rastësisht në garë për në Europian, por ne e dimë objektivin tonë. Gjithashtu dhe ndaj Armenisë, vuajtëm në sfidën e parë. Vërtetë janë jashtë gare për kualifikimin por janë një skuadër shumë e mirë”, ka theksuar ai.
Wednesday, 26 August 2015 22:09