Tre lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq pas një përplasje masive në përfundim të lojës, ndërsa trajneri i Realit, Jose Mourinho ka gabuar me përfshirjen e tij në këtë incident, ndërkohë që Pep Guardiola është përmbajtur i qetë.
“Nëse ju keni një model negativ, ju bëni gjërat negative. Nëse ju keni një model pozitiv, si Guardiola, i cili thotë gjëra pozitive dhe ju tregon për të garuar në fushë dhe për të luajtur futboll, është shumë më mirë” tha Alves për Barcelona TV .
Ai padyshim që ishte i kënaqur me fitoren.
“Dukej se Madridi do ta fitojë këtë titull, sepse ata kishin një parasezon të madh, kurse Barcelona dukej se nuk ishte në gjendje të mirë fizike.”
“Ndoshta ne ishim më pak të përgatitur se sa ata, por ne kemi cilësi këtu. Kjo fitore e Superkupës ishte jetike”, tha Alves. (LajmeShqip.com)
Friday, 19 August 2011 15:33 