Damen Comolli është i vendosur ta rifreskoj ekipin e Liverpool-it në verë , një burim nga klubi thotë se do të bëhen 22 marrëveshje , blerje dhe shitje të lojtarëve.
Damien Comolli që nga dita kur ka ardhur është duke punuar për këtë çështje dhe ai po ashtu ka zbuluar se ka mbështetjen e pronarëve që ta krijoj një ekip të aftë për të konkurruar në garat Evropiane.
Me Dalglishin që pritet të nënshkruaj kontratë 3 vjeçare , Damien Comolli me ekipin e tij ka marrë udhëzimet nga menaxheri se çfarë lloji lojtari i nevojitet. Damien Comolli dëshiron nga dy lojtarë në çdo pozitë në mënyrë që Dalglish të ketë edhe mundësi tjera në rast lëndimi.
Lojtarët që dëshiron ti blej Liverpool-in duhet të jenë nga mosha 19 vjeçare deri në moshën 24 vjeçare në mënyrë që edhe vlera e tyre të rritet.
Nënshkrimi i parë pritet të jetë Sylvian Marveaux kur dritarja e transferimeve hapet me 1 Qeshorë.
Liverpool është duke negociuar me klubet e lojtarëve tij që i ka lejuar në huazim ku këtu përfshihet: Paul Koncheksy , Emiliano Insua, Nabir El Zhar, Alberto Aquilani dhe Philipp Degen ndërsa po ashtu ka oferta edhe për Kyrgiakosin , Ngogun dhe Jovanovicin.
Sunday, 24 April 2011 09:52