Sulmuesi i Internacional, Leandro Damiao, ka bërë të qartë se transferimi i tij te Totenhem është mëse i mundshëm, edhe pse skuadra angleze nuk u kualifikua në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.
Futbollisti 23 vjeçar ka qenë prej shumë kohësh një dëshirë e skuadrës londineze, ndërsa presidenti i klubit brazilian ka konfirmuar se bisedimet me anglezët kanë rreth dy muaj që vijojnë për të detajuar një marrëveshje të mundshme.
“Unë e di rreth interesimit të Totenhem, por do të isha i lumtur të prisja diçka zyrtare nga presidenti i klubit tim. Unë sinqerisht do të preferoja të luaja në një skuadër që zhvillon Ligën e Kampioneve, por gjëja më e rëndësishme është që skuadra ime e ardhshme të ndajë të njëjtat ambicie që kam unë”, shpjegoi ai.
Qendërsulmuesi brazilian pritet të kushtojë rreth 25-30 milion euro për skuadrën angleze, e cila në dy vitet e fundit ka bërë vazhdimisht oferta për të, por pa sukses. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 June 2013 11:31