Kenny Dalglish pretendon se Suarez është ëndërr e çdo klubi gjithashtu i ka tejkaluar pritjet e çdo njeriu.
“Ai ishte fantastik. Ai vrapoj shumë si në fillim ashtu edhe në fund. Ai ju shkaktoj çdo lloj problemi mbrojtjes kundërshtarë.”
“Ai është përshtatur mirë, kjo meritë i shkon familjes së tij. Ai erdhi këtu dhe u vendos mirë, u përshtat mirë sikur të kishte luajtur këtu që nga fëmijëria.”
Ky është rezultati më i mirë i Liverpool-it si mysafirë këtë sezon.
“Është rezultat fantastik, paraqitje fenomenale dhe një fitore tërësisht e merituar.”
“Mark Hughes ka bërë punë të mrekullueshme si vendas këtë sezon me Fulhamin andaj ndeshjet në shtëpi të tyre gjithmonë janë të vështira.”
“Të shënosh pesë gola është mrekulli, kjo i kaloj parashikimet tona. Mirëpo ne luajtëm futboll fantastik, e pasuam topin shpejt dhe kur nuk e kishim punuam shumë.”
Ndeshja e së dielës kundër Tottenahmit mund të quhet si më e rëndësishmja për Liverpool-in.
“Ne duhet të presim dhe të shikojmë. Fatkeqësisht mund ta quaj se kjo ndeshje është më e rëndësishmja për Liverpool-in.”
“Nuk e dimë se çfarë do të ndodh. Kush ka predikuar se ne sonte do të fitojmë 5-2? Unë për veti nuk e kam parashikuar.”
“Ne do ta kemi një ndeshje të vështirë të dielën kundër Tottenhamit, ata kanë pasur një sezon të shkëlqyer, për mua nuk ka rëndësi pozita mirëpo përgjigja nga lojtarët.”
Dalglish e uroj Carragherin për paraqitjen e 666 për Liverpool-in.
“Ai është ikon e Liverpool-it, ai ka dhënë shumë për këtë klub. Ai e meriton që është i dyti në listën e lojtarëve që kanë më së shumti paraqitje.”
“Ai është me Liverpool-in që nga mosha 12 vjeçare ndërsa debutimin e ka bërë në moshën 17 vjeçare dhe prej atëhershmit i ka shërbyer Liverpool-it.”
Ndërsa Dalglish rreth rekordit që Man Utd ja theu Liverpool-it tha:
“Kush e fiton Premier Ligen është ekipi ma i mirë pasi ka mbledhur më së shumti pikë, andaj neve na mbetet vetëm t’ia urojmë.”
Ndërsa rreth Andy Carroll-it , Dalglish tha:
“Ai kishte ca probleme të vogla mirëpo nuk janë serioze. Ai do të jetë i gatshëm në ndeshjet e ardhshme.”
Tuesday, 10 May 2011 07:09