Kenny Dalglish ka mirëpritur ndikimin e John Flanagan dhe Jack Robinson që kanë pasur në skuadrën e tij.
Dalgish beson se rrugën që këta dy të rinj kanë zgjedhur në skuadër i ka dhënë skuadrës një ngritje të rëndësishme.
“Është më e vështirë për të rinjtë që të bashkohen me ekipin e parë këto ditë, por përparësi e tyre ka qenë që ne kemi pasur probleme me lëndime kështu që ata kanë ardhur më shpejt se ata prisnin,” tha ai.
“Ju duhet pak fat në këtë jetë. Këta dy të rinj kanë pasur pak fat në këtë moment, duke qenë në vendin e duhur në kohën e duhur dhe janë në gjendje për të luajtur futboll. Dhe ne kemi pasur fat të mirë, pasi Akademia në 18 muajt e fundit ka qenë me të vërtetë produktive. Është një moment i përshtatshëm për të gjithë.”
“Gjithashtu, në një mënyrë të çuditshme, të shohësh të rinj në ekip i ka dhënë lojtarëve të tjerë të ekipit të parë një ngritje të madhe.”
Saturday, 23 April 2011 12:17