Trajneri i Liverpulit, Keni Dalglish, ka kërcënuar se do të shesë yjet e skuadrës nëse këta të fundit nuk japin maksimumin në çdo ndeshje. Pas takimit të humbur 3-1 ndaj Bolton, ai bëri të qartë se disa nga yjet e skuadrës nuk e kishin respektuar sa duhet Boltonin dhe kjo mendjemadhësi u kishte kushtuar atyre humbjen.
“Nëse lojtarët menduan se kjo ndeshje nuk ishte aq e rëndësishme sa ajo e ardhshmja, në rregull, por
këto lojtarë nuk do të jenë këtu për shumë kohë”, ishte shpërthimi i Dalglish.
“Rezultati ishte zhgënjyes, por më zhgënjyes për mua ishte fakti se ata nuk ishin gati për të luajtur këtë ndeshje. Nëse ata mendojnë se mjafton të dalësh në fushë dhe të fitosh duke mos qenë konkurrues apo të paktën duke u përpjekur aq sa kundërshtari, mendoj se sot morën një leksion të mirë”, ishte komenti i trajnerit, i cili mori drejtimin e skuadrës një vit më parë. (LajmeShqip.com)
Sunday, 22 January 2012 14:13