Dalglish i falënderoj shumë Lee dhe Clarke për punën që kanë bërë deri më tani, “mënyra më e mirë që të korrim rezultate të mira është që ti kemi njerëzit e duhur andaj ja ku jemi.”
“Ju duhet ti identifikoni gabimet tuaja dhe duhet të sjellin njerëz që mund ti përmirësojë ato.”
“Sammy Lee dhe Steve Clarke janë shumë të mirë, ata më shumë më ndihmojnë mua se unë atyre, Steve ka qenë fantastik, ndërsa Sammy ishte këtu qe një kohë e gjatë, që të tre e kalojmë mirë.”
Dalglish në autobiografinë e tij kishte shkruar se “nuk i kishte kryer të gjitha bizneset me Liverpool-in” dhe shpresonte ti vinte edhe njëherë rasti të bëhet menaxher i Liverpool-it.
“Biznesi i pa përfunduar ishte lënë atëherë kur ika. Mirëpo shansi mua më erdh për ta përfunduar këtë biznes. Ky është klub unik, unë dua ta ndërtoj sërish dhe ta ngjis në vendin ku e meriton.” tha Dalglish.
Friday, 13 May 2011 16:25