Kenny Dalglish ka hedhur poshtë zërat se Andy Carroll po ndikon në stilin e lojës së Liverpoolit.
“Lojtarët që i kam janë profesionalë. Unë nuk mendoj se ndryshimi i stilit të lojës mund të ndikoj në cilësitë e lojtarit. Formacionet e skuadrave ndryshojnë çdo ndeshje andaj ju duhet vetëm që të përgatiteni që t’iu përshtatni këtyre ndryshimeve.”
“Kjo nuk ndikon në cilësitë e Andyit sepse ne dimë se me çfarë lojtari kemi të bëjmë andaj nuk mërzitem se çfarë thonë mediet”, përfundoi Kenny Dalglish.
Gjithashtu, mbrojtësi i Liverpoolit, Glen Johnson, beson se Lucas Leiva ka qenë lojtari më i mirë i Liverpoolit gjatë sezonit 2010-11.
“Unë do të thoja Lucas”, iu përgjigj Johnson pyetjes së gazetarëve për lojtarin e sezonit. “Në fillim të sezonit thuhej se Liverpool do të shesin atë, por performanca e tij bëri që gjërat të ndryshojnë. Kjo dëshmoi edhe një herë se sa shpejt mund të ndryshojnë gjërat në futboll”.
“Momentalisht ai është ndër lojtarët kryesorë në formacionin startues. Ai ka fituar sigurinë e fansave me një lojë të drejtë. Unë jam shumë i kënaqur për të dhe familjen e tij. Ai e meriton këtë.”
Wednesday, 18 May 2011 09:24