“Unë kam një mendim shumë të qartë për Barcelonën. Që kur unë jam në botën e futbollit, kurrë nuk kam parë asgjë si ata. Ata janë në krye. Ata janë ekipi më i mirë në botë, shumë më përpara nga të tjerët,” tha Cuper në faqen zyrtare të Barcelonës.
“Ata kanë gjithçka, ata kanë thyer gjithçka. Për të shtuar diçka të re, unë do të them se ata janë një ekip i pabarabartë. Janë përpara në mesfushë dhe anasjelltas, dhe mbrojtësit janë edhe më të rrezikshëm.”
“Nuk mund të më thoni se Sergio Busquets është një mbrojtës apo lojtar i mesfushës, ose Lionel Mesi është një anësor apo sulmues apo mesfushor, pastaj është Javier Mascherano. Unë, gjithmonë, kam thënë se përsosmëria nuk ekziston, por Barcelona janë afër, unë kurrë nuk kam parë një gjë të tillë ndonjëherë.”
Barcelona aktualisht është në krye të tabelës në Spanjë, me 14 pikë nga gjashtë ndeshje, ndërsa Racing ka katër pikë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 13 October 2011 12:39