Sipas Holandezit Johan Cruyff, futbollisti i Barcelonës Lionel Messi është në rrugë të mirë për t’u bërë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ndërsa për Cristino Ronaldon nuk mendon kështu.
Messi në ketë sezon ka shënuar 48 gola në të gjitha garat, dhe ndeshja e tij e ardhshme do të jetë të shtunën kundër Ronaldos në Real Madrid. Asnjë lojtar spanjoll në kampionat nuk i ka shënuar ndonjëherë 50 gola në një sezon.
“Po ai është në rrugën e mirë”, tha Cruyff. “Ai luan vetëm që katër vite dhe diçka të tillë nuk ka bërë askush, e dikush as për 14 vite nuk e ka bërë këtë që po e bën ky, kështu që ai ka edhe 10 vite të tjera për të shkuar me të njëjtën cilësi dhe me shpresë me të njëjtin sukses.”
Messi 23-vjeçar ka shënuar 95 gola në 99 ndeshje e fundit dhe ndihmoi Barcelonën të fitonte tetë trofe në dy sezonet e kaluara.
Ronaldo, pas gjashtë sezoneve të suksesshme në Manchester United u transferua të Real Madrid, e sezonin e parë me Madridin nuk bëri siç e prisnim, ndërsa sezonin e dytë ka përparuar paksa.
Real Madridit dhe Ronaldo nuk janë në rrugë të duhur as ketë në sezon, ndërsa Barcelona dhe Messi qëndrojnë në rrugë të drejtë.
Palët do të takohen mes vete nesër në mbrëmje, por gjithashtu kanë edhe finalen e Copa Del Rey e më pas edhe dy takime në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Ish ylli i Barcelonës, Cruyff, tha se Messi është i denjë për t’u përmendur me të njëjtën fjali si Pele, Diego Maradona dhe Alfredo Di Stefano, por ai nuk është i bindur kështu edhe për Ronaldon.
“Unë mendoj pak më ndryshe,” tha Cruyff rreth lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008. “Të gjithë njerëzit që përmenda janë lojtarë nga rruga, dhe Ronaldo është më shumë një lojtar fizik, ndërsa të tjerët që përmenda nuk janë lojtarë fizikë por lojtarët të pastër teknik, pra Teknikë të Pastërt”
Barcelona ka një avantazh prej tetë pikësh mbi Realin e Madridit në ligën spanjolle që shkon në ndeshjen e nesërme, i pari nga katër takimet që do të zhvillohen në mes të rivalëve në më pak se tre javë.
Ronaldo ka marrë në fokus rivalitetin e tij personal kundër Messi. Ronaldo, i cili ka shënuar 39 gola në 47 ndeshje, ka ende për të shënuar në katër ndeshjet kundër Barcelonës.
Barcelona ka fituar pesë herë rresht kundër rivalit të madh, duke përfshirë edhe shpartallimin prej 5-0 ne nëntor në Camp Nou.
Edhe trajneri i Anglisë, Fabio Capello, kur u pyet se cilin do të kishte zgjedhur për ekipin e tij ai u përgjigj shkurt: “ Messin para Ronaldos, Ronaldo e di anglishtën por Messi e di e futbollin”
Messi i cili ka nofkën “pleshti” do të jetë në kërkim për t’i dhënë fund thatësirës së tij për të shënuar kundër një ekipi që udhëhiqet nga trajneri Jose Mourinho.
Një gjë të cilën e kanë të përbashkët Messi dhe Ronaldo është dështimi për të fituar titullin e botës me kombëtarët e tyre.
“Messi ka cilësitë e ngjashme me Maradonan, i cili ishte një lojtar i cili bëri shumë gjëra të veçanta”, tha holandezi 63-vjeçar. “Njerëzit me rezultatet dhe sukseset e tyre hyjnë në histori dhe natyrisht Maradona fitoi kampionatin botëror dhe kjo është ajo që deri me tani i mungon Messit.
“Por për mua, sot Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë.”
Friday, 15 April 2011 15:09