Cruyff ishte i tronditur nga përplasja e Mourinhos me zv/trajnerin e Barcelonës, Tito Vilanova, gjatë Superkupës së Spanjës, në Camp N
ou, muajin e kaluar.
“Unë kurrë nuk kam parë askënd si ai. Situata tani është shumë e pakëndshme. Problemi për mua është më i rëndë. Përgjegjësia e Mourinhos dhe Madridit është shumë më e madhe se sa duket, dhe ka gjëra që nuk duhet të lejohen,” shkroi Cruyff në kolumnen e tij në El Periodico de Catalunya.
“Ka miliona fëmijë në mbarë botën të cilët kanë parë një shembull të tmerrshëm dhe Madridi nuk është duke u kujdesur për këto gjëra. Që nga largimi i Jorge Valdanos, gjërat kanë marrë për të keq”.
“Ndoshta Mourinho është person shumë i mirë në jetën private dhe një trajner shumë i mirë, por ai i tregon botës se është diçka tjetër. Klubi ka një detyrim për të ndryshuar këtë situatë.” (LajmeShqip.com)
Monday, 05 September 2011 19:13