Gjatë programit Radio Gol, të transmetuar në “Kiss Kiss Napoli”, drejtori i Tuttomercatoweb, Michele Criscitiello, ka shprehur skepticizmin e tij për një lëvizje të mundshme të Hamsikut në Milan.
Këtu janë fjalët e tij të raportuara në Tuttonapoli: “Hamsik në Milan? Nuk e besoj atë. Klubi napolitan e di se ai është shumë i rëndësishëm për sezonin e ardhshëm e po ashtu edhe për faktin që ata do të luajnë në Ligën e Kampionëve. Napoli duhet të forcohet e jo të dobësohet”.
Ndërsa sulmuesi i Milanit, Filippo Inzaghi, beson se bashkëlojtari i tij Thiago Silva, është mbrojtësi më i mirë në planet.
“Mendoj se Thiago është mbrojtësi më i mirë në botë, është mahnitëse sa i mirë është. Për të mirën e Milanit dhe si një bashkëlojtar, dëshiroj që ai ta përsërisë Baresin ose Maldinin”.
“Mendoj se ai është në rrugë për ta bërë këtë, edhe pse secili lojtar duhet të jetë vetvetja. Por, pa dyshim, Thiago i takon elitës së lojtarëve, të cilët lindin ndoshta njëherë në një shekull”, ka deklaruar Pippo.
I pranishëm në manifestimin “Të gjithë për Borgonovo”, Gianluca Zambrotta ka dhënë një deklaratë në La Gazzetta dello Sport, ku tha: “Duke filluar menjëherë më këmbë të djathtë me Superkupën, ne duam që ta fitojmë atë dhe të përqendrohemi. Dhe pastaj primare për sezonin e ardhshëm do të jetë kryesisht Liga e Kampionëve. Unë shpresoj që Cassano të mbetet. Antonio është i fortë dhe shumë i rëndësishëm për ne”, u shpreh Zambrotta.
Ndërkohë, siç raportohet nga Sport, Barcelona ka vendosur tashmë goditjen për sezonin e ardhshëm: Rossi, Sanchez dhe Fabregas.
Katalunasit do t’i bëjnë konkurrencë Milanit për Fabregasin, mirëpo nuk ofrojnë më shumë se 25 milionë euro për spanjollin, pasi që dëshirojnë të transferojnë Rossin ose Sanchezin.
Wednesday, 01 June 2011 13:20