Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ai kurrë nuk do të transferohet te Manchester City, pas spekulimeve se sheikët janë në gjendje që të paguajnë mbi 180 milionë euro për të.
“Manchester City? Unë kurrë nuk mund ta shoh si skuadër më të madhe se sa Manchester United. United e ka traditën dhe historinë që nuk mund t’i bëni me dy-tri vjet pa marrë parasysh sa para posedoni.”
“City thjesht nuk mund ta blejë atë që ka United. Nuk e di nëse ata janë përpjekur për të më transferuar mua, por unë kurrë nuk do të luaja në ndonjë klub tjetër anglez pos Manchester Unitedit”, u shpreh CR7.
Ndërsa, Aitor Karanka ka lavdëruar blerjen e re të klubit të tij, Hamit Altintop, duke thënë se ai është një transferim mjaft i qëlluar nga Los Blancos.
“Altintop është një lojtar që erdhi nga një klub i mirë, siç është Bayern Munich”.
“Ai është një lojtar që luan për klubin dhe një lloj lojtari që ne e kemi kërkuar. Ne jemi shumë të lumtur për këtë transferim dhe dëshirojmë t’u tregojmë njerëzve se pse nënshkruam me këtë lojtar”, tha Karanka.
Njëri legjenda e Real Madridit, kurse tjetri është gati të shënohet në historinë e “bardhë”.
Futbolli i shkuar dhe i tashëm i lidhur me një esencë: goli. I pari veshi fanellën e Real Madridit për shtatë sezone, shënoi 207 gola, bëri rekord duke shënuar 38 gola në një sezon, fitoi katër Pichichi dhe një Këpucë të Artë, prandaj nuk mund të jetë kush tjetër përveç Hugo Sanchezit.
Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, i cili ka gjithsej 84 gola tek Real Madrid, dhe momentalisht ka edhe një ndeshje afat për të shtuar gola në numrin e tij prej 38, duke u bërë aktualisht golashënuesi më i mirë në Spanjë dhe Evropë.
Të dy janë mjeshtër të mposhtin rivalin që kanë përpara.
Përderisa meksikani përgatitet të festojë për sukseset e pasardhësit të tij, portugezi është i lumtur që u takua me njërin nga idolët e tij, dhe në shenjë kënaqësie tha: Jam krenar të jem me një legjendë si ai”.
“Gjithmonë kam thënë se nëse dikush do ta barazonte rekordin tim apo do ta kalonte, preferoj të jetë një lojtar i Real Madridit dhe nëse Cristiano Ronaldo e bën këtë, atëherë do të festoj”, u shpreh Hugo Sanchez, sipas të cilit rekordet u shpikën për t’u tejkaluar.”
“Për mua është një nder të jem pranë legjendave si Hugo Sanchez dhe Zarra. Është kënaqësi të jesh me ata”, u shpreh Cristiano Ronaldo.
“Arritjet personale janë të rëndësishme, por më i rëndësishëm është kolektivi. Jam i kënaqur sepse nuk është lehtë të shënosh 38 gola, por këtë e kam bërë falë ekipit”.
“Ai është i ri, i fuqishëm dhe ka shumë vite futbolli. Shpresoj që Real Madridi të shkojë përpara. Cristiano shënon shumë gola, arrin shumë ndeshje dhe pres shumë tituj. Nëntë gola në tre ndeshje. Mesatarja është fantastike. Çdo herë që do ta bartë fanellën e Real Madridit, ai do ta bëjë më të mirën në fushë”, u shpreh Hugo Sanchez, duke folur mbi aftësitë e Cristiano Ronaldos.
Saturday, 21 May 2011 08:24