Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se klubi nuk ka nevojë për një tjetër sulmues. Me këtë deklaratë CR7 ia hedh në ujë shpresat Emmanuel Adebayorit, që shpreson përsëri në bashkimin me gjigantin spanjoll.
Sulmuesi i Manchester Cityt, në sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Reali dhe shpresonte se ai mund të kthehet përsëri në Santiago Bernabeu.
Por, Ronaldo sygjeron se “Adebayor nuk është i nevojshëm, sepse Reali e ka Karim Benzeman, Gonzalo Higuain, Jose Callejon e edhe vetë CR7 është i përshtatshëm për sulm
“Unë nuk mendoj se ne duhet të nënshkruajmë me një tjetër sulmues. Ne jemi të lumtur me skuadrën që kemi”, tha Ronaldo nga turneu para-sezonal në Kinë.
Adebayor nuk është thirrur në turneun e City-t në Amerikën e Veriut, dhe është duke u trajnuar me ekipin e të rinjve, duke treguar se ai nuk ka gjasa për t’u përdorur nga Roberto Mancini këtë sezon. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 02 August 2011 18:47