Legjenda e Real Madrid, Alfredo Di Stefano ka vlerësuar maksimalisht Kristiano Ronaldon, i cili sipas tij po bën një Euro 2012 të shkëlqyer. Futbollisti u shfaq në një formë të dobët në dy ndeshjet e para të turneut, por fale tre golave radhazi për kombëtaren e vendit të tij ka arritur ta çojë atë në gjysmëfinalet e turneut.
“Nuk i kam parë të gjithë ndeshjet e Euro 2012, por Kristiano Ronaldo po bën një turne të shkëlqyer. Ai ishte vendimtar me një gol të bukur kundër Republikës Çeke, është një lojtar i kompletuar, një sulmues që është aty me qëllimin për të shënuar gola”, tha 85 vjeçari.
Një turne i suksesshëm nga Kristiano Ronaldo do të rritë më shumë shanset e tij për të rrëmbyer “Topin e Artë” nga Lionel Mesi që e ka fituar 3 vitet fundit. Edhe Di Stefano mbështet kandidaturën e portugezit për këtë trofe individual.
“Mesi dhe Kristiano janë dy nga lojtarët më të mirë në botë, por un dua që më i miri në botë të shpallet një futbollist i Real Madrid”, tregoi preferencën e tij Di Stefano. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Saturday, 23 June 2012 14:10