Lojtari i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se nuk do të largohet nga Madridi gjatë verës, për të kaluar tek Manchester City i cili i ofron gjithçka.
Dy ditët e shkuara mediet kishin spekuluar se portugezi kishte shkruar listën e kërkesave, të cilit udhëheqësit e Cityt ishin të gatshëm ti ofrojnë 400 mijë funte në javë, numrin 7 në fanellë dhe vendin e kapitenit.
“Jo, nuk largohem nga Reali. Këtë mund ta shkruani, e jap fjalën. Po ndjehem mirë dhe dua ta përfundoj kontratën time këtu, dhe nëse më ofrojnë vazhdim, do të mbetem edhe pas marrëveshjes”, ka thënë Ronaldo.
Portugezi nuk i përcjellë kërkesat e Realit për sezonin e ardhshëm, për Sergio Agueron dhe Neymar.
“Nuk e kam ditur për këtë, të dy janë të shkëlqyer. Nuk mund ta paramendoj veten pranë Agueros, ai është një lojtar i shkëlqyer. Neymarin e kam parë dy herë dhe më ka habitur. Sa i përket Adebayor, po të isha në vend të presidentit të Realit, unë do ta mbaja. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i mirë”, ka thënë Ronaldo.
Ronaldos nuk i interesojnë transferimet e Barcelonës.
“Me të vërtetë nuk më interesojnë, mund ta sjellin edhe Johan Creuyff dhe Diego Maradonan. Me gjithë respektin, nuk më intereson se kë do ta blejnë”, ka thënë Ronaldo.
|
|
Tuesday, 14 June 2011 14:15 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »