Nuk kanë të ndalur thashethemet dhe supozimet e mërkatos verore, Il Corriere dello Sport shton një tjetër yll në listën e gjatë të Milanit, bëhet fjalë për francezin Franck Ribery.
Ylli i bavaresëve javë më parë ka përsëritur se dëshiron të qëndroj në Mynih mirëpo qëndrimi të tij në Gjermani duket se i ka ardhur fundi.
Gazeta flet se Milani dhe Juventusi janë në dritare duke shikuar situatën që po ndodh mirëpo sigurisht se nuk janë vetëm këto dy skuadra të interesuara për të, pasi që për francezin interesim të madh kanë shprehur Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United.
Milani në Friuli të Udineses ka nxjerrë një pikë të panevojshme, ndërsa ekipi i Guidolin në atë stadium ka nënshtruar ekipe të mëdha si Interi, Lazio e Napoli.
”Ne ishim të etur të përfundojmë sezonin mirë. Udinese ishte padyshim më e motivuar se ne dhe na kanë vënë në vështirësi shumë, veçanërisht 15 minuta në pjesën e dytë ku ishin shumë të rrezikshëm, por pastaj ne rifituam kontrollin e topit.” tha Allegri.
Monday, 23 May 2011 14:39