Në ndeshjen e grupit C, në turneun Copa America, Uruguai ashtu si Brazili dhe Argjentina, edhe pse me një kundërshtar më të dobët, nuk ka arritur të shkojë përtej barazimit.
Uruguay vs Peru, Golat dhe Aksionet:
Të kaltrit barazuan 1-1 me Perunë. Roli prej lideri i Diego Forlan, që në botërorin e Afrikës së Jugut u vlerësua si lojtari më i mirë, nuk mjaftoi për të mundur Perunë.
Ishte lojtari i Liverpoolit, Luis Suarez ai që e shpëtoi nderin e uruguajanëve.
Kili vs Meksika, Golat dhe Aksionet:
Gjithashtu edhe Kili ka tejkaluar Meksikën me rezultatin 2-1, përpara 20 mijë tifozëve që kishin kaluar Andet për në San Huan, në Argjentinë.
Të udhëhequr nga ylli Sanchez, kilienët zotëruan topin gjatë pjesës më të madhe të lojës, por u ndodhën në dizavantazh në fund të pjesës së parë, për shkak të një goli me kokë të Araujo.
Por, në pjesën e dytë, Paredes dhe më pas Vidal përmbysën rezultatin.
Sonte, me fillim nga ora 21:45 prit të zhvillohet ndeshja e radhës ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 July 2011 09:44